Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë drogë.
Operacioni i koduar “Kalaja” është realizuar në një qendër tregtare në magjistralen Pejë- Decan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave, ndërsa më pas është kryer bastisje në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur dhe sekuestruar 100 kilogramë marihuanë.
Bimët janë kultivuar në oborrin e një ferme në afërsi të një shëpie në Raushiq.
Po ashtu bastisje është zhvilluar edhe në Barilevë të Prishtinës, ku është gjetur sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.
Janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme. Rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.”