Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera, janë goxha të shpeshta, për çka është raportuar në vazhdimësi.
Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan, ku një i mitur ka rrahur një tjetër pas një konflikti verbal.
Burimet e medias kanë bërë me dije se dy të miturit fillimisht janë kapur mes vete me fjalë e më pas i dyshuari e ka goditur viktimën me grushte.
Posa Policia është njoftuar për rastin, një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes.
Palët kanë dhënë deklaratat e tyre për atë që ka ndodhur dhe pas përfundimit të procedurave të nevojshme, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Lëndim i lehtë trupor’.