Dy raste të dhunimit janë raportuar brenda 24 orësh.
Njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia dhe Prokuroria po heton dyshimet se një grua është dhunuar.
Ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM- Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”
Ndërsa në Pejë, një person është arrestuar për dhunimin e një gruaje.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima për ekzaminim mjekësor.
“DHUNIM- Pejë/ 03.11.2024-NN. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”