Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në një dyqan telefonësh në Deçan dhe kanë vjedhur telefona, llaptopë, ipadë dhe para.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datё 01.11.2024 rreth orёs 18:00, ёshtё informuar se nё rrugën “Luan Haradinaj”, ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, aty persona tё dyshuar kanё depërtuar me forcё ne dy (2) lokale (mobilshop), ku kanё vjedhur: Telefona, Llapo top, ipad si dhe njё shumё tё parave.”
I dyshuari është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë dhe është ndaluar për 48 orë.
“Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, mё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.”