Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për një vjedhje në dy lokale mobilshop në Deçan.
Sipas njoftimit të hënën, një rast i rëndë vjedhje ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan, kur dy persona kanë depërtuar me forcë në dy lokale dhe kanë vjedhur: telefonë, laptopë, ipad dhe një shumë të parave.
“Pas njё pune intensive tё hetueseve tё Stacionit Policor Deçan, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet personi i dyshuar, mё piken kufitare Vermicё i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit nё praninë e avokatit mbrojtës.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.