Aktakuzë ndaj një personi për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi për trafikim me njerëz

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se, të hënën ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim me njerëz”.

Sipas aktakuzës i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me 30 janar të këtij viti në Gjakovë ka marrë pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V.

Ndaj të njëjtit prokurori i çështjes ka propozuar në gjykatë shpalljen fajtor të tij, si dhe dënimin sipas ligjit për këtë vepër penale.

“Gjakovë, 4 nëntor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.P., për veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së.   Sipas aktakuzës ndër tjera cekët se i pandehuri A.P., nga muaji marsi i vitit 2021, e deri me datë 30.01.2024, në Gjakovë, merr pjesë në trafikimin me njerëz me anë të kanosjes, përdorimit të forcës, mënyrës së përfitimit përmes punës së detyruar dhe veprime të tjera të dhunshme, kontrolluese të përcjella me maltretimin fizik dhe psikik me qëllim shfrytëzimi  për përfitim ndaj të dëmtuarës A.V. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz’’ nga neni 165 par.1 të KPRK-së. Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat