Krim i rëndë: Raportohet se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë

Kronikë e zezë

Krim i rëndë: Raportohet se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur në Pejë.

Ajo që u raportua nga Policia e Kosovës, tashmë kanë dalur detaje të reja.

Media duke u thirrur në burimet e veta raporton se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë.

Viktimë është një 9-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat