Një rast i tmerrshëm dyshohet të ketë ndodhur në Pejë.
Ajo që u raportua nga Policia e Kosovës, tashmë kanë dalur detaje të reja.
Media duke u thirrur në burimet e veta raporton se një 26-vjeçar e ka dhunuar një 9-vjeçare në Pejë.
Viktimë është një 9-vjeçare, e cila dyshohet se është dhunuar nga një person në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.
“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”