Ushtari i FSK-së kapet me drogë nga policia

Kronikë e zezë

Ushtari i FSK-së kapet me drogë nga policia

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 07:42
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë tonë. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë u zbulua së fundmi në Prishtinë, por këtë herë i dyshuari është pjesëtar i një institucioni.

Media ka mësuar ekskluzivisht se këtë herë i dyshuar është një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili është kapur nga Policia me një sasi të narkotikëve.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari është 23-vjeçar dhe u ndalua në rrugën “Dashamir Krasniqi’ në kryeqytet, me ç’rast pasoi kontrolli policor.

Te pjesëtari i FSK-së, pas kontrollit, zyrtarët policorë gjetën një sasi të narkotikëve, të llojit marihuanë.

Droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psiotrope ose analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat