Humb jetën foshnja e porsalindur në QKUK, familja Krasniqi kërkon ndihmën e Policisë

Kronikë e zezë

Humb jetën foshnja e porsalindur në QKUK, familja Krasniqi kërkon ndihmën e Policisë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ndodhi të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë dhe akoma nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rastit. Nëna ishte duke u trajtuar në Gjinekologji qe disa ditë, ndërsa familja Krasniqi mori dje mori lajmin e hidhur për vdekjen e foshnjës.

Siç mësohet nga burimet brenda QKUK-së, rasti është denoncuar dje në mesditë në Polici dhe si rezultat tashmë ka nisur hetimi.  

Bazuar në informacionet e para, prindërit e foshnjës janë njoftuar gjatë ditës së djeshme  nga mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë se foshnja e tyre ka vdekur.

Posa një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, janë inetrvistuar palët e përfshira, babai i foshnjës, si dhe mjekët në Gjinekologji – që kanë dëshmuar lidhur me këtë rast të rëndë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se akoma nuk dihen rrethanat, por që me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicicuar rasti si ‘Hetim i vdekjes’.

Media ka kontaktuar edhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë dhe posa të ketë një konfirmim zyrtar me detaje të reja, do të iu mbajë të informuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat