Raportohet një tjetër rast i dhunimit, arrestohet dhe ndalohet burri 53-vjeçar

Kronikë e zezë

Raportohet një tjetër rast i dhunimit, arrestohet dhe ndalohet burri 53-vjeçar

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Vetëm ditët e fundit, janë raportuar disa ngjarje të tilla dhe mjaft të trishta që dyshohet se kanë ndodhur në Prishtinë e Pejë. Por, edhe gjatë ditës së djeshme, në Policinë e Kosovës, u denoncua një tjetër rast.

Siç merr vesh media, rasti këtë herë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku Policia ka arrestuar një burrë 53-vjeçar, i dyshuar për dhunimin e një gruaje 41 vjeçe.

Bazuar në informacionet e para, ishte viktima ajo e cila ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka rrëfyer se është dhunuar nga i dyshuari.

Sipas dëshmisë së saj, të dhënë para hetuesve policorë, ngjarja ka ndodhur në shtëpi dhe burri i dyshuar ka qenë në gjendje të dehur, kur dyshohet se e ka kryer aktin.

Si rezultat i intervenimit të Policisë, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është arrestuar 53-vjeçari.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat