Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë, ka ndodhur në aksident trafiku.
Në këtë aksident sipas zëdhënëses së policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, kanë qenë të përfshira dy automjete.
Ndërkaq lëndime trupore sipas Ahmetit kanë pësuar 6 persona.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.