Sulmohet përsëri me gurë treni Prishtinë – Pejë: I thyhet xhami

Kronikë e zezë

Sulmohet përsëri me gurë treni Prishtinë – Pejë: I thyhet xhami

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona ka gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë.

Për pasojë e këtij sulmi është thyer një xham.

Kjo nuk është hera e parë pasi para disa ditëve kanë ndodhur edhe disa incidente të tilla për të cilat ka reaguar edhe TrainKos.

“DËMTIM PRONE Fushë Kosovë / 03.11.2024 – 16:45. Është raportuar se nga disa persona të dyshuar të panjohur është gjuajtur me gurë trenin që lëvizte nga Prishtina në Pejë dhe si pasojë është thyer një xham. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” – thuhet në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat