Policët e stacionit të Ferizajt, mbrëmë rreth orës 19:20 në rrugën “Zenel Hajdini” në këtë komunë kanë ndaluar katër persona dhe gjatë kontrollimit të tyre, tek 32-vjeçari me inicialet L.B. kanë gjetur një karikator të pistoletës dhe një boks hekuri.
Në kumtesën për media theksohet se nën autorizim të prokurorit të shtetit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, por se nuk është gjetur asgjë.
Mirëpo ai ndërkohë ka pranuar se armën e zjarrit e kishte tek personi me inicialet D.B i moshës 33 vjeçar, të cilën armë e kanë gjetur.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë sekuestruar arma e zjarrit dhe boksi i hekurit.