Gjakovë: Dy motra rrahen mes vete, u kapën se cila do të qëndrojë në shtëpinë e prindërve

Kronikë e zezë

Gjakovë: Dy motra rrahen mes vete, u kapën se cila do të qëndrojë në shtëpinë e prindërve

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare, shpeshherë përfundojnë me kanosje serioze e përleshje fizike, duke u dashur kështu intervenimi i Policisë. Përveç rasteve të dhunës mes çifteve, jo rrallëherë përfshihen në raste të tilla edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Gjakovë, ku janë përfshirë dy motra, njëra 48 e tjetra 29 vjeç. 

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, pas një mosmarrëveshje mes dy motrave lidhur me të drejtën për të qëndruar në shtëpinë e prindërve. 

Sipas informacioneve të para, për të mos eskaluar situata, nëna e tyre ka ndërhyrë, por ka pësuar lëndime si pasojë e agresivitetit të vajzave.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë arrestuar dy të dyshuarat dhe janë shoqëruar në stacion policor. 

I njëjti është intervistuar nga hetuesit policorë dhe pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat