Një grua ka raportuar rrejshëm në polici se është dhunuar nga kunati i saj.
Policia ka intervistuar të dyshuarën, ndërsa kunatit të saj tashmë i është ndërprerë masa e ndalimit dhe është liruar.
“Mitrovicë Veri 04.11.2024, 11:00. Pas veprimeve hetimore lidhur me rastin, është vërtetuar se e dyshuara femër kosovare ka deklaruar rrejshëm se është dhunuar nga kunati i saj. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është ndërprerë masa e ndalimit dhe është liruar”, njofton policia.
Rasti po vazhdon të hetohet.