Kapet me 30 kg marijuanë dhe rreth 1 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Greqi
Një 35-vjeçar i huaj, shtetas shqiptar është arrestuar pasditen e sotme në Patra, i cili posedonte 30 kilogramë kanabis, 800 gramë kokainë, një armë dhe peshore elektronike precize.
Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve të Patrës, duke përdorur informacione për veprimet e të huajit, i cili dyshohet se trafikonte sasi të mëdha lëndësh narkotike në Patra, organizuan një operacion pasditen e djeshme dhe në kontrollet e tre banesave, në Patra, u gjetën sasi të mëdha lënde narkotike.
Madje, në një nga banesat është gjetur edhe një grua, shtetase e huaj bullgare, e cila është arrestuar.