Motori doli nga rruga, humb jetën i riu shqiptar në Greqi

Kronikë e zezë

Motori doli nga rruga, humb jetën i riu shqiptar në Greqi

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 10:06
Ilustrim

Një 34-vjecar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Rodos të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04.15, në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.

Motorri që drejtohej nga Valter Vizani, 34 vjec nga Mbrostari i Fierit ka dalë nga rrugë në rrethana të paqarta duke shkaktuar vdekjen e të riut. Hetimet për ngjarjen po i kryen stacioni policor i Ialisou.

Nga provat e para që policia mblodhi, rezulton se drejtuesi i mjetit nuk mbante kaskë mbrojtëse dhe se nga rrëzimi i tij ka pësuar një dëmtim fatal në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat