Një 38-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Mësohert se shqiptari është dënuar me 2 vite burg për tentativë për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët. Ngjarja ka ndodhur më 25 Prill 2023, në një fshat të Elassonës, kur dy miq po pinin kafe ndërsa më pas ata janë konfliktuar për një femër.
Më tej ata janë përleshur më njëri-tjetrin e për pasojë 38-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur shokun. Ai ka marrë plagë në tre gishtat e dorës së majtë.
Menjëherë klientët thirrën policinë dhe i riu përfundoi në spital dhe autori në qendrën e paraburgimit. I akuzuari është i martuar dhe baba i dy vajzave të mitura. Ai nuk u paraqit në gjykatë dhe përballet me dëbimin për shkak se ka hyrë ilegalisht në vend.
Juria e Përbashkët e ndërroi akuzën për lëndim të rrezikshëm trupor në kundërvajtje dhe e dënoi me gjithsej 2 vjet e 9 muaj burg dhe gjobë prej 300 euro. 38-vjeçari është dënuar në mungesë dhe për të është lëshuar urdhër arresti që nëse konstatohet të dërgohet menjëherë në burg.