Një 28-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai akuzohet se ka goditur një burrë. Gjithashtu i riu akuzohet edhe për disa vjedhje në afërsi të San Giovanni-t.
28-vjeçari ka qenë në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tjerë kur ka rrahur brutalisht një burrë. Pas sulmit, i riu i vodhi celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin.
Mësohet se të riut iu gjet edhe një sasie e madhe hashashi, një peshore precize dhe një shumë parash cash.
I arrestuari do të duhet të përgjigjet përpara sistemit të drejtësisë Iblean për krimet e dyshuara ndaj tij.