Përleshen disa persona në Gjakovë, njëri përfundon në spital pas lëndimeve të marra

Kronikë e zezë

Përleshen disa persona në Gjakovë, njëri përfundon në spital pas lëndimeve të marra

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Qytetarët jo gjithmonë e shohin diskutimin si zgjidhje për konfliktet e mosmarrëveshjet e ndryshme, andaj shpesh herë ato përfundojnë me përleshje fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë. Konflikti ka nisur saktësisht të vendi i njohur si Çarshia e Vjetër.

Për pasojë një person është lënduar. Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Media mëson se i njëjti pas mjekimit fillestar do të dërgohet për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ende nuk ka folur për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat