Ky është i dyshuari që plagosi me armë një person në Prishtinë
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në fshatin Drenoc në Prishtinë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, pas një incidenti të ndodhur.
Media ka mësuar ekskluzivisht emrin e të dyshuarit që plagosi një personin tjetër në Drenoc të Prishtinës, bëhet fjalë për Leonit Berisha.
Për momentin nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek të shtënat me armë.
Ndërkaq, njësitet policore tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme.