Dy persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e aksidenteve.
Kjo sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, ku bëhet e ditur se brenda kësaj vazhde kohore u regjistruan gjithsej 66 aksidente.
Po ashtu u shqiptuan 2 mijë e 413 gjoba trafiku, 18 persona u arrestuan.
13 u dërguan në mbajtje, dy në ndalim policor dhe tre të tjerë u dërguan në vuajtje të dënimit.