Përmes rrugëve ilegale me veturë ikën në Serbi, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Përmes rrugëve ilegale me veturë ikën në Serbi, rasti po hetohet

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Një person me automjet ka vazhduar në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35 në fshatin Koshtunicë të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është hapur rasti.

“Fsh. Koshtunicë, Leposaviq 06.11.2024 – 11:35. Një i dyshuari mashkull kosovar me automjet, ka vazhduar në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit është hapur rasti”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat