Vetëdorëzohet i dyshuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Kronikë e zezë

Vetëdorëzohet i dyshuari për pjesëmarrje në grup terrorist

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 10:09
Ilustrim

Një person është vetëdorëzuar dje në polici nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Rasti sipas raportit policor ka ndodhur në më 26 janar të vitit 2013.

“Lidhur me rastin është raportuar se me 06.11.2024 është vetë-dorëzuar i dyshuari kërkuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të cekur.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thotë policia përmes raportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat