Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar një person.
Ai në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër të mitur, duke e sulmuar me thikë kanë tentuar t’ia marrin një personi çantën me para.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.