Aksidenti te pompa në Prishtinë, lëndohet vozitësja

Kronikë e zezë

Aksidenti te pompa në Prishtinë, lëndohet vozitësja

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një grua ka pësuar lëndime trupore pas aksidentit që ka ndodhurrreth orës 13:00 në rrugën “Ahmeti Krasniqi” në Prishtinë.

Rastin, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:00,  është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat