Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për shitblerje të narkotikëve në Ferizaj

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit E.T., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri E.T., në shtëpinë e tij në fshatin Bërnicë e Poshtme, komuna Prishtinë, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ka poseduar dhjetë kilogramë e tetëqindë e pesdhjetë e një gram (10.851) gram substancë narkotike e llojit marihuanë, e cila më 06 nëntor 2024, gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse sipas Urdhëresës së Gjykatës, të njëjtit i’u është gjetur dhe sekuestruar,

me çka kreu veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

I pandehuri që nga data 6 nëntor 2024, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat