Policia e Kosovës sot në Gjilan, pas sigurimit të dëshmive dhe urdhëresës për bastisje, ka realizuar një kontroll/bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit për shitblerjen e substancave narkotike.
Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar 632 gramë substancë marihuanë, e ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve.
Në konsultim me prokurorin e shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Ndërsa rasti i cilësuar blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.