Plagosi ish të dashurën, zbardhet dëshmia e Ilir Çamit: Donte të ndahej ndaj e godita me thikë

Kronikë e zezë

Plagosi ish të dashurën, zbardhet dëshmia e Ilir Çamit: Donte të ndahej ndaj e godita me thikë

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 18:41
Ilir Çami

Është zbardhur dëshmia e 41 vjeçarit Ilir Çami, i cili plagosi me thikë një ditë me parë ish të dashurën e tij në lagjen nr. 4 në Korçë, pranë vendit të njohur si “Trekëndëshi”.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam kthyer kam rinisur me Mandarinën marrëdhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë”.

Goditja me thikë ishte sga finale e një krimi pasioni, pasi Çami e ka përndjekur Manderina Çelën dhe ishte arrestuar më parë për këtë arsye.

“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë  shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe  më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje),  është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaronte policia pas ndalimit të tij.

A2 CNN raporton se Manderina Çela është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, pas goditjeve me thikë që 41-vjeçari i bëri, më së shumti në pjesën e qafës.

Nëna e saj teksa foli për mediat kërkoi që Ilir Çami të mbahet në burg, ndërsa shpjegoi edhe historinë e të bijës me 41-vjeçarin.

“Futeni brenda në burg, mos e nxirrni më. Çupa e sëmurë. Çupa është e martuar, ka burrë, ka fëmijë… Me këtë kishin një muhabet më parë. Ishte në burg më parë ai, por e nxorën. Çupa ime shkonte në spital, kishte të sëmurë djalin. Ishte një burrë atje se do e vriste çupën ai. Vajza kishte frikë të shkonte në Korçë, sepse ai e ndiqte. Ai e di që ajo ka 3 fëmijë dhe burrin e ka në Greqi, ai e bezdiste. Çupa do vdiste po mos e ndihmonin të tjerët. Ai e ndiqte mbrapa. Dje vajti në spital, ai e kishte ndjekur mbrapa. Ajo i kishte thënë “ik, se do lajmëroj policinë”, ai nuk ikte. Sot e goditi”, tregoi nëna e të plagosurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat