Policia e Kosovës ka dhënë detaje të vrasjes në Gjilan që ka ndodhur të enjten.
Në raportin ditor, policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë derisa janë kontrolluar disa lagje të qytetit dhe 2 shtëpi.
“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në njoftim.