Është arrestuar një grua suedeze në Fushë-Kosovë, pasi që kishte sulmuar fizikisht një burrë.
E dyshuara po ashtu i kishte dëmtuar dhe dy automjete.
Pas intervistimit ajo është dërguar në mbajtje.
“Fushë-Kosovë / 04-07.11.2024-22:45-12:30. Me 07.11.2024 është arrestuar e dyshuara femër suedeze, nën dyshimin se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe po ashtu i kishte dëmtuar dy automjete. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.