Ky është personi që dyshohet se u plagos me armë në Hajvali

Kronikë e zezë

Ky është personi që dyshohet se u plagos me armë në Hajvali

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 20:15
Foto ilustrim

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës, ku për motive akoma të panjohura, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur.

Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Media ka mësuar se personi i plagosur në Hajvali është Lirim Bajrami rreth 37 vjeçar i cili po trajtohet në spital.

Rastin u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armës dhe se po trajtohet në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat