Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës, ku për motive akoma të panjohura, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur.
Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.
Media ka mësuar se personi i plagosur në Hajvali është Lirim Bajrami rreth 37 vjeçar i cili po trajtohet në spital.
Rastin u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armës dhe se po trajtohet në QKUK.