Plagosje me armë në Hajvali, i dyshuari në arrati

Kronikë e zezë

Plagosje me armë në Hajvali, i dyshuari në arrati

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 20:42
Ilustrim

Një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës. Viktima po trajtohet në QKUK, kurse policia është në kërkim të të dyshuarit.

Pasditen e së premtes, në Hajvali të Prishtinës u raportuan të shtëna me armë zjarri që dyshohet se përfunduan me plagosjen e një personi, i cili aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se i dyshuari, i identifikuar si L.K., ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, ka njoftuar Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat