Një person është arrestuar në Leposaviq.
Ai dyshohet se i ka ngacmuar dy fëmijë seksualisht, më 7 nëntor.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rastin në fjalë e kishte raportuar babai dy fëmijëve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.