Dy persona janë arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj më 8 nëntor, pasi ishin përleshur fizikisht mes vete.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se përleshja erdhi pas një mosmarrëveshje që të njëjtit kishin pasë.
Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.