Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit për kanosje ndaj gjyqtarit Raif Fazliu, i cili punon në Degën e Vitisë.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka konfirmuar për se është aprovuar kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit.
“Ju njoftoj se ne lidhje me rastin në fjalë, prokurori i rastit ka dorëzuar kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit në fjale dhe gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e prokurorit.
I pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale: kanosje”, ka deklaruar Shkodra.