Oficerët korrektues gjatë kontrollit të shëtitores në Qendrën Korrektuese në Dubravë, kanë gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Kontrolli është bërë më 07 nëntor dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Po në këtë qendër, gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Në tualetet e pavijonit të njëjtë, është gjetur një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.