Një burrë ka raportuar në polici se derisa po i kryente disa punime në oborrin e shtëpisë së tij kishte hasur në një granatë dore.
Rasti ka ndodhur gjatë së shtunës rreth orës 11:25 në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.
Njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe janë në pritje të njësisë për deminim.
Rasti po hetohet si “Gjetja e mjetit të pa shpërthyer”.