Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier, në zonën e fshatit të Bestrovës, ku një automjet tip Porsche ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse.
Si pasojë, tre të rinjtë kanë marrë lëndime të shumta dhe janë dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
“Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier, pranë fshatit Bestrovë, shtetasi K. L., 31 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. L., si dhe pasagjerët, shtetasit O. Ç., 32 vjeç, dhe A. A., 27 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.