Shtëpia e djegur në Suharekë, 60 mijë euro është vlera e dëmit

Kronikë e zezë

Shtëpia e djegur në Suharekë, 60 mijë euro është vlera e dëmit

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Në Vuniq të Suharekës sot u dogj një shtëpi.

Sipas pronarit të shtëpisë, vlera e dëmit është rreth 60 mijë euro.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatë se në fshatin Vraniq të  Suharekës është duke u djegur një shtëpi.  Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve . Sipas informatave  nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë  duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate”, tha ai për klank.

“Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat