Në Vuniq të Suharekës sot u dogj një shtëpi.
Sipas pronarit të shtëpisë, vlera e dëmit është rreth 60 mijë euro.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatë se në fshatin Vraniq të Suharekës është duke u djegur një shtëpi. Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve . Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate”, tha ai për klank.
“Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”.