Pesë armë zjarri janë sekuestruar në Prishtinë vetëm brenda një jave

Kronikë e zezë

Pesë armë zjarri janë sekuestruar në Prishtinë vetëm brenda një jave

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 09:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë një jave në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë armë zjarri.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës këto armë janë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

​“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 310 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 67 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e Policisë.

​Po ashtu bëhet e ditur që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 5 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3959 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat