Tre persona janë lënduar në një rast që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.
Dy nga ta dyshohet se lëndimet i morën nga një mjet i mprehtë (thikë).
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa një i dyshuar është arrestuar lidhur me rastin.
Kjo u bë e ditur nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Lidhur me rrethanat e këtij rast është nisur një hetim”, tha Ahmeti.