Një përleshje masive ka ndodhur sot në afërsi të shkollës “Sami Frashëri” në Prshtinë, në rrugën “Ali Hadri”, ku u përfshinë disa nxënës.
Tre nga nxënësit e përfshirë në këtë përleshje kanë mbetur të lënduar, dy prej tyre të therur, me çrast janë dërguar direkt në Emergjencë për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.