Tre persona janë lënduar, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë sot në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti teksa ka shtuar se një person është arrestuar si i dyshuar për këtë rast.
“Sot rreth orës 13 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona dy prej të cilëve dyshohet se lëndimet i kanë pësuar nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, u shpreh Ahmeti.