Sulmi në Ferizaj/ Zbulohen detaje të reja- Qytetari rrëfen si u goditën vajzat para shtëpisë së tij

Kronikë e zezë

Sulmi në Ferizaj/ Zbulohen detaje të reja- Qytetari rrëfen si u goditën vajzat para shtëpisë së tij

Më: 11 nëntor 2024 Në ora: 17:41 Përditësuar në ora: 19:58 më 11.11.2024
Foto ilustrim

Përmirësohet gjendja e 10-vjeçares që u therë me thikë, është jashtë rrezikut për jetë

10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj e cila fillimisht ishte në gjendje të rëndë tani është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës, Naser Syla në një deklarim për media.

Ai tha se 10-vjeçarja është akoma duke u trajtuar.

Trajtim në QKUK kanë marrë edhe dy persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.

Ata janë vizituar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Rreth orës 16:00, katër presona janë therë me thikë nga një 59-vjeçar në tri rrugë në Ferizaj të cilët ishin kalimtar të rastit.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Zbulohen detaje të reja rreth sulmit me thikë në Ferizaj- Qytetari rrëfen si u goditën vajzat para shtëpisë së tij, njëra në gjendje të rëndë

Katër persona u theren me thikë nga një 59 vjeçar në Ferizaj. I dyshuari është arrestuar ndërsa motivet e kësaj ngjarje tronditëse ende nuk dihen.

Gjendja e dy personave raportohet të jetë e rëndë. Një vajzë 10 vjeç dhe një djalë rreth moshës 30 vjeçar aktualisht janë në QKUK dhe po trajtohen.

Jeton Emini, ka treguar se gjendja e tyre është e rëndë.

Ai ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së tij.

Sipas tij, dy vajzat e mitura kanë qenë mysafirë nga Podujeva dhe janë sulmuar derisa po qëndronin afër shtëpisë.

Personi i dyshuar që tashme ndodhet në stacionin e policisë është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.

Postimi i plotë:

Të nderuarë miq, duke qenë se nuk po mundem t’iu pergjigjem thirrjeve t’juja  të shumta.

Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15,

ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeq), i cili për arsye ende të panjohura i therr dy vajza të mitura

(të cilat ishin musafir nga Podujeva tek axha im) dhe thjerrjen e bënë mu para derës së shpisë sime.

Ky person më pas vazhdon dhe therr pak metra më larg edhe një person tjeter (mashkull rreth moshes 30 vjeq), gjithashtu sipas informaciove që kam marrë një tjeter therrje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit.

Pra, 4 therrje dhe ende nuk dihet motivi i saj,

E vetmja gjë që mund t’iu informojë mometalisht që njëra nga vajzat është liruar për në shtëpi pas sherbimeve spitalore, ndërsa vajza tjeter dhe personi mashkull i moshës rreth të 30-ta  janë duke u trajtuar në Prishtinë pasi gjendja e tyre është e rëndë.

PERSONI QË KA KRYER KËTO VEPRA ËSHTË ARESTUAR NGA POLICIA .

Lutemi për të lenduarit që të dalin sa më shpejtë nga gjendja e rëndë në cilen janë për momentin.

P.S. për personin e 4-të momentalisht nuk e kam të njohur  si informacion se kush është dhe se si e ka shëndetin.

10-vjeçarja që u ther me thikë në Ferizaj, në gjendje të rëndë

Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla tha për teve1.info se njëri nga të lënduarit e gjinisë femërore 10-vjeçare është në gjendje të rëndë, e cila është duke u trajtuar, kurse dy të tjerët janë në gjendje stabile.

Ndërsa Policia ka bërë të ditur se 4 persona janë therë me thikë në tri rrugë të ndryshme nga një person afër orës 16:00.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar.

Ky është i dyshuari i arrestuar për therjen e katër personave në Ferizaj

Një rast i rëndë ka ndodh sot në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka ther me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit.

Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Media mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.

Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Ferizajt, e cila ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ”Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ”Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar”, zbulon njoftimi i Policisë.

“I dyshuari nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”.

Sulm në Ferizaj, një burrë ther me thikë katër persona

Një burrë në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj në rrethana ende të pasqaruara ka therur me thikë katër persona kalimtarë të rastit , dy femra ( të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj ( të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat