Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një burri në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor.
Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.
“Vushtrri, 11.11.2024-11:50. Lidhur me rastin viktima mashkull kosovar është dërguar në spitalin e Mitrovicës Veri pasi që i njëjti dyshohet të jetë rrokullisur me traktor. Sipas mjekut kujdestar personi në fjalë ishte pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është duke u hetuar rasti.
Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion”, thuhet në njoftim.