Nisin hetimet për katër jordanezë që dyshohet se u mashtruan nga një person, kishin mbetur afër kufirit me Shqipërinë

Kronikë e zezë

Nisin hetimet për katër jordanezë që dyshohet se u mashtruan nga një person, kishin mbetur afër kufirit me Shqipërinë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet rreth rastit së katër jordanezëve që dyshohet se janë mashtruar nga një person.

Ata janë hasur afër pikës Kufitare Kosovë-Shqipëri.

“Afër Pikës Kufitare Kosovë-Shqipëri,12.11.2024-00:30. Raportohet se nga njësiti policor janë hasur katër persona shtetas të Jordanit te cilët janë mashtruar nga një person i dyshuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat